Nënkryetari i Bashkisë Kukës, Granit Gjana, dha dëshminë e tij në SPAK për dosjen nën hetim në ngarkim të Safet Gjicit, i dyshuar për korrupsion dhe nën arrest me burg prej muajit qershor. Për shkak të video skandalit në zyrën e tij ku ish kryebashkiaku shfaqet duke biseduar për një tender me një shtetase të përfshirë në aferë seksuale, SPAK e pyeti nënkryetarin Gjana mbi procedurat e ndjekura për këtë tenderim.