Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel. Von der Leyen tha se Shqipëria e arriti këtë ditë pas shumë këmbënguljeve, reformave dhe besimit në rrugën Europiane, meritë të cilën ia atribuoi popullit shqiptar dhe kryeministrit Rama.