Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë sjellë jo pak probleme në qytetin e Vlorës. Jo më shumë se 45 minuta reshje shiu ka bërë që shumë lagje dhe rrugë në qytet të pushtohen nga uji. Lagja “Pavarësia”, zona e Skelës, lagja “28 Nëntori” por dhe Rilindja kanë qenë nën ujë për disa orë.