Gjykata e Apelit la në burg një vajzë turke që akuzohet se kishte ardhur në Shqipëri si punonjëse seksi. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, paraqitet dëshmia e vajzës, që pohon se në Tiranë kishte ardhur për të punuar pas propozimit të një mikeje, që i tregonte se në Shqipëri mund të fitonte shumë të ardhura.