Tirana pushon në ditët e para të vitit. Njerëzit zgjohen vonë, lëvizjet janë të pakta nëpër rrugë; sipërmarrësit i kanë vënë kyçin dyqaneve; ndërsa bumin e punës e kanë kafenetë; të cilat gëlojnë nga njerëzit. “Ditët e para të vitit janë të qeta. Nesër i rikthehemi normalitetit, uroj që të kemi më shumë bereqet, shëndet në 2024”- shprehet një qytetar.