Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus dhe kurba në ngjitje drejt pikut është shoqëruar me rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë kujdes në spitalin Covid. Çdo ditë 20-22 pacientë shtrohen, mes tyre dominojnë mosha të reja të pavaksinuar dhe që paraqiten vonë në spital.