Top Channel/ Në pritje të ndihmave, palestinezët me sytë nga deti e ajri
13/03/2024 23:04

Një anije e dytë ndihme për Gazën do të niset nga portet qipriote, tha të mërkurën ministri i jashtëm i Qipros. Lufta Izrael-Hamas, tashmë në muajin e saj të gjashtë, ka krijuar një krizë të rëndë humanitare në Rripin e Gazës, ku Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar vazhdimisht për urinë e afërt. Me vetëm një pjesë të vogël të furnizimeve bazë të nevojshme për të mbështetur 2.4 milionë banorët e Gazës të lejuar nga toka, qeveritë e huaja po hedhin ushqime nga ajri dhe tani po përpiqen të hapin korridorin detar nga Qipro. Varka e parë, Open Arms, u nis të martën në një provë për rrugën e re të ndihmës, për të cilën OKB dhe zyrtarë të tjerë humanitarë kanë thënë se nuk ka gjasa të zëvendësojë efektivisht aksesin tokësor. Anija e dytë, "me kapacitet më të madh" se Open Arms, do të niset nga Qirpo. Pasi të jetë afër Gazës, ndihma e transportuar nga Open Arms do të zhgarkohet, e më pas do ta shpërndahet. Një shqetësim i madh për dërgesën është "menaxhimi i turmës", sipas ministrit, të cilët po presin dëshpërimisht ushqimin, me situatën veçanërisht të mprehtë në veri të territorit. Lufta filloi me sulmin e Hamasit të 7 tetorit që rezultoi në vdekjen e rreth 1,160 njerëzve në Izrael, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së të shifrave zyrtare. Fushata hakmarrëse ushtarake e Izraelit kundër Hamasit ka vrarë të paktën 31,272 njerëz në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të drejtuar nga Hamasi. Pamjet: AFP

Top Channel/ Po laheshin në një pishinë, katër persona humbin jetën pasi u goditën nga një dallgë
09/12 23:28
Top Channel/ BE hetim ‘antitrust’ Google-it, dyshohet se po abuzon me të dhënat e përdoruesve
09/12 23:27
Top News – ‘Ideologjia na ndan me Europën’. Trump: Udhëheqësit atje, të dobët. Zelenski të falë toka
09/12 23:00
Top News- Donabsi mbetet ‘molla e sherrit’/ Zelensky dhe Putin përplasen për territoret e pushtuara
09/12 22:00
Top News- 67 gazetarë të vrarë në një vit/ Qindra në burg, të zhdukur dhe të marrë peng
09/12 21:30
Top News- Trump kritikon udhëheqësit evropianë/ Paralajmëron ulje të mbështetjes ndaj Ukrainës
09/12 21:00
Top News- Hyn në fuqi ligji në Australi/ Asnjë fëmijë nën 16 vjeç nuk do ketë Tik Tok e Instagram
09/12 20:00
Top Channel/ Kryeministri miliarder/ Betohet Andrej Babis, në pikëpyetje mbështetja për Ukrainën
09/12 19:57
Top Channel/ Trump sulmon Europën: Flasin shumë dhe bëjnë pak, kështu do të shkatërrohen
09/12 19:55
Top News – Super gripi pushton Evropën / Spitalet në gjendje kritike, shkollat mbyllen
09/12 14:56
Top News – Putin do të rikthejë Bashkimin Sovjetik! Kremlini i përgjigjet Merz: Është një marrëzi
09/12 14:56
Top News -‘Amerika e Para’ por jo ‘Amerika Vetëm’/ Kancelari gjerman reagon ndaj strategjisë së SHBA
09/12 14:38
Top News – Jo vetëm pica dhe makarona…Trashëgimia kulinare e Italisë pret vendimin e UNESCO-s
09/12 14:24
Top News – Avionët rusë e kinezë ndezin alarmin / Seuli reagon, hynë në zonën e mbrojtur ajrore
09/12 14:23
Top News – Aleatët e NATO ‘sabotojnë’ Trumpin / ‘Ekipi i luftës’, i dërguari i Putinit sulmon ashpër
09/12 14:23
Top News – Papa kërkon ‘vazhdimin e dialogut’ / Takon Zelenskin në rezidencën e tij afër Vatikanit
09/12 14:15
Top News – Prodhuar në vitet 60, rrëzuar në 2025 / ‘Dinozauri’ fluturues rus AN-22 bie në tokë
09/12 14:12
Top News- Reuters ‘nxjerr zbuluar’ Trump, çfarë ndodhi mes Kosovës e Serbisë? A do kishte luftë?
09/12 12:41
Top Channel/ Tërmeti shkund Japoninë, magnituda 7,5! 30 të plagosur dhe dëme të shumta
09/12 12:20
Top Channel/ Siria, një vit larg Iranit, regjimi i Ajatollahëve ka humbur aleatin më të ngushtë
09/12 12:20
BILETA Portokalli - Bileta