Teksa 2 javë na ndajnë nga fillimi i fushatës elektorale ndërsa për 2 muaj mbahen zgjedhjet parlamentare, shoqatat e biznesit i janë drejtuar partive politike me një sër propozimesh. Nëpërmjet një platforme ekonomike biznesi në vend kërkon një klimë më të favorshme duke parashtruar çështjet që i konsideron më problematike dhe të cilat duhen marrë parasysh nga partitë, në programet e tyre elektorale.