Të shqetësuar për sigurinë e jetës dhe të ardhmen e fëmijëve, banorë të Porto Romanos kanë protestuar pas incidentit që ndodhi të shtunën në fabrikën e gazit në Durrës. ”O ne, o fabrika.” Me këtë moto nisi në Porto Romano të Durrësit protesta e banorëve që jetojnë pranë fabrikës ku një ditë më parë ra zjarr.