Në pamje shihet momenti kur policia e ka ndaluar dhe e pyet “A keni ndonjë gjë që nuk duhet në automjet?”. Në këtë moment 31-vjeçari largohet me shpejtësi. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të personave që mund të qarkullojnë me armë zjarri apo të transportojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacionin e marrë në rrugë operative se një automjet po lëvizte në unazë, në drejtim të TEG-ut, dhe drejtuesi i automjetit mund të ishte i armatosur, rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin Imer Krrashi 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.