Kryeministri Edi Rama, në podcastin e radhës të “Flasim” zgjodhi të flasë me “sytë e shpirtit”, duke ftuar një person që nuk shikon. Emiljano Lule, drejtor i institutit të nxënësve që nuk shohin, rrëfeu se incidentin që i ndodhi me një granatë në 1997. Shpërthimi i dëmtoi shikimin, por fatal për të ishte operacioni që kreu katër vite më vonë në Rusi.