“Kundër padrejtësisë, në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës”, protestohet sot nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Protesta u thirr pasi u bë e ditur se Gjykata Speciale në Hagë ka pranuar prova nga shteti i Serbisë. Pak minuta para nisjes zyrtare të protestës, ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshet e Prishtinës për të protestuar kundër Gjykatës Speciale.