Përkeqësimi i situatës epidemiologjike ka bërë që Shqipëria dhe Serbia të rrezikojnë të humbasin statusin e vendeve të sigurta nga pandemia e koronavirusit. REL ka mësuar nga burimet e saj brenda BE-së se, se Presidenca sllovene e Bashkimit Europian i ka përfshirë të dy vendet në mesin e shteteve që rrezikojnë të hiqen nga lista e vendeve të sigurta për udhëtimet në territorin e bllokut europian.