Në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Bullgari këtë të diel po votojnë edhe qytetarë që jetojnë në Kukës, por që Bullgaria e Shqipëria i njohin si minoritet. Në Pallatin e Kulturës së qytetit të Kukësit u hap një qender votimi ku të drejtën e votës e ushtruan personat me letërnjoftim dhe pasaportë bullgare. Qendra e votimit është hapur në orën 7 të mëngjesit ndërsa proçesi i votimit do të mbyllet në orën 20 të mbrëmjes. Deri me tani procesi po kryhet normalisht dhe pa probleme.