Në sekret të plotë, në një ditë pushimi zyrtar, në orët e pata të mëngjesit të kësaj të hëne, Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë mbështetur nga policia vendore mësynë në Fushëkuqe të Kurbinit duke ushtruar kontrolle të imtësishme në banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj dhe të familjarëve të tij. Fushëkuqja ishte e blinduar në çdo rrugicë të saj dhe qëndroi nën presionin e policisë për rreth 4 orë.