Një tjetër i kërkuar ndërkombëtar bie në prangat e Policisë Shqiptare. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 57”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në fshatin Hardhisht të Shijakut shtetasi Fatjan Stafa, 39 vjeç, banues në fshatin Pjezë të Durrësit.