Top Channel/ Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Durrës 28-vjeçari. Pamje nga aksioni
28/02/2025 14:18
Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në Durrës me qëllim ekstradimin.
Ilirjan Mici ishte akuzuar nga autoritetet spanjolle, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.