Hetimet e policisë së Vlorës vijojnë për vrasjen mafioze të Gëzim Sinomatajt, djalit 22-vjeçar të anëtarit të një bande kriminale në vitin 1997. Policia nuk ka mundur ende të arrijë gjurmët e vrasësit, por grupi hetimor, ka pikasur një automjet që dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Sipas bluve, mjeti rezulton i shitur në Vlorë, por pa akt shitje.