Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë në Tiranë zhvilloi këtë të mërkurë ceremoninë CCIT Awards , ku u nderuan sipërmarrjet më të mira private për punën e zhvilluar gjatë gjithë vitit në kategori të ndryshme. Një vlerësim i veçantë iu dha drejtueses së Top Channel, Lori Hoxha. Për të, u dha një çmim i mirënjohjes së veçantë nga kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, për kontributin në botën mediatike shqiptare të televizionit Top Channel.