Njerëzit në Gaza po vuajnë urinë, deklaroi zëvendës presidentja amerikane, Kamala Harris, e cila e nxiti Izraelin të rrisë të mënyrë të ndjeshme nivelin e ndihmës për territorin e gjunjëzuar nga lufta. Duhet të ketë një armëpushim y menjëhershëm për të paktën 6 javët e ardhshme, u shpreh numri dy i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se ky pushim zjarri do të ndihmonte edhe për lirimin e pengjeve izraelite në duart e Hamasit.