Top Channel në frontin e konfliktit! Gazetari Artur Bibe nis raportimin nga Tel Avivi
20/06/2025 19:27

Ndërsa tensioni mes Izraelit dhe Iranit hyri sot në javën e dytë, Top Channel zbarkoi në frontin më të ri të konfliktit ku janë drejtuar sytë e gjithë botës, duke ndjekur nga afër përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme. Top Channel është i pari televizion shqiptar që do të sjellë raportim LIVE nga Tel Aviv, aty ku tensioni po ndizet çdo ditë e më shumë ndaj Iranit, që kërcënon me armë bërthamore, duke bërë që e gjithë bota të kthejë sytë nga Lindja… Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, tregon për udhëtimin e vështirë për të hyrë në Izrael nga Jordania. “Sapo kemi vulosur në doganën e Jordanisë dhe po largohemi drejt Izraelit. Ishte një udhëtim që zgjati disa orë, një udhëtim i vështirë dhe mbi të gjitha hasëm disa postblloqe nga ushtria jordaneze, që na shihte me dyshim dhe na pyesnin herë pas herë, përse shkojmë në Izrael. Tani jemi shumë pranë hyrjes në Izrael. Pas meje, ka dhe qytetarë të tjerë që presin të hyjnë nga Jordania në Izrael, duke se kjo pikë funksionon, doganat e tjera jo… Tani kaluam kufirin, ndodhemi në territorin e Izraelit, jemi në pritje për të avancuar drejt Izraelit. Hyrja ishte e vështirë pasi autoritetet kërkuan shumë procedura. Ekipi ynë i xhirimit mund të nisë tashmë zyrtarisht mbulimin e luftës Izrael – Iran”.

Top News – Tiranës i shtohen 2 shkolla e 1 kopsht. Punimet pritet të përfundojnë në shtator të 2027
10/04 10:20
Top News- Kontrabandë me rroba imitime/ Pranga 26-vjeçarit, u kap me veshje me vlerë 45 mijë euro
10/04 10:07
Top Channel/ Vjedh dyert e pallatit në Astir, banorët denoncojnë hajdutin
10/04 10:03
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40