Një ditë pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kreut të PD, Sali Berisha zhvilloi mbledhje me Komisionin e Rithemelimit të PD. Në përfundim, Berisha komentoi edhe draft rezolutën që lexoi dje kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj. Berisha e cilëson si “fletushkë” në të cilën trajtonte Bashën si plaçkë tregu.