Top Channel/ “Në Finlandë…’, Igli Hasani ironizon deputeten e PS: Për emrat e banorëve të Pekinit…
14/03/2026 18:58

Gjatë fjalës së saj në Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme të ditës së premte, deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku komentoi rolin e Shqipërisë në marrëdhënie me Iranin. Ndërsa Koçeku fliste për një raport të bërë nga një qendër në Finlandë ku tregonte për luftën dhe kërcënimet hibride, kryetari i komisionit Igli Hasani ka ironizuar fjalimin e deputetes. “Pavarësisht se Shqipëria nuk ka marrëdhënie direkte diplomatike me Iranin, cili mund të jetë kontributi i vendit tonë në raport me përpjekjet ndërkombëtare për uljen e tensioneve dhe zbutjen e këtij konflikti që pasojat i ka në nivel ndërkombëtar dhe dashur pa dashur na prek edhe neve si një vend i vogël i Ballkanit Perëndimor. Duke marrë shkas dhe për të shënjuar më shumë edhe pyetjen e koleges Kuku për luftën hibride dhe kërcënimet hibride, di që ka një qendër në Finlandë dhe një raport i saj e konsideron Shqipërinë si një vend që ka një përplasje të këtyre hibrideve, duke marrë parasysh edhe pozicionin tonë strategjik. Cila mund të jetë një strategji e mundshme për ndërgjegjësimi e publikut për këto njerëz dhe për parandalimin e tyre të mëtejshëm”, ishin fjalët e Koçekut. Pas fjalëve të saj, kryetari i komisionit Igli Hasani është shprehur me ironi se për shqetësimet dhe pyetjet që deputetja kishte ai do të pyeste ministrin e Jashtëm për emrat e banorëve në Pekin. “Do pyesim pastaj ministrin për emrat e banorëve të Pekinit”, u shpreh Hasani.

Top Channel/ Rama zbulon planin e madh për familjet me ndihmë ekonomike
03/04 23:20
Top News- “Nafta ndëshkim për qytetarët”/ Berisha: 60 për qind e çmimit përbëhet nga taksat
03/04 22:47
Top News- “Mos janë duke fjetur gjumë”, Rama i kthehet batutave me Lulzim Bashën
03/04 20:52
Top Channel/ Berisha denoncon skandalin: Sot nuk ekziston asnjë litër naftë rezervë shtetërore
03/04 20:38
Top Channel/ ‘Shqipëria vend naftëmbajtës’, Berisha: Të gjithë shoferët të ngrihen në protesta…
03/04 20:14
Top Channel/ ‘Eshtë kjo arsyeja që njerëzit mos kenë vetura?”, Berisha për naftën: Kjo rikthen…
03/04 20:04
Top Channel/ Task-forcë për pastrimin e qyteteve, Rama takim me kryebashkiakët socialistë: Hapim…
03/04 19:33
Top Channel/ ‘Përgjysmim i ngarkesës fiskale’, Berisha: Hetim për Autoritetin e Konkurrencës..
03/04 19:10
Top Channel/ ‘Ndërhyrja për çmimin e naftës emergjencë’, Berisha: Askush se di sa do vazhdojë kjo…
03/04 19:09
Top Channel/ ‘Askush nuk ka ngarkesë fiskale sa ne’, Berisha për naftën: Qeveria bën kontrabandë…
03/04 19:02
Top Channel/ ‘Mashtrime të turpshme’, Berisha sulmon Ramën: Bën gjithçka për të mbuluar atë që…
03/04 19:01
Top Channel/ ‘7,2% e të ardhurave ditore shkojmë për naftë’, Berisha: Shqiptarët paguajnë 7 herë…
03/04 19:00
Top Channel/Rama ironizon opozitën pas nisjes së fushatës:Luli po fle, ata të tjerët janë nëpër kafe
03/04 18:03
Top Channel/ ‘Partia Socialiste është oqean’, Rama në njësinë 3: Dibra u bë si Vlora, sepse dëgjuan…
03/04 17:55
Top Channel/ Rama: Do të blejnë ushqime sipas listës, nuk do të shkojë ndonjë të blejë raki
03/04 17:45
Top Channel/ ‘Nuk kemi imponuar respekt’, Rama: Sot shqiptarët kanë fituar respekt dhe…
03/04 17:26
Top Channel/ ‘Takimi i parë me një asamble ku rezultatet e zgjedhjeve janë me rritje’,Rama: Jam…
03/04 17:20
Top News-Tre porositë e Ramës për kryebashkiakët. Paketa e maleve, legalizimet dhe hapësirat publike
03/04 17:05
Top News -Pas tensioneve, beteja me përjashtime. PS kërkon Nokën, Hotin dhe Vokshin, PD synon Ballën
03/04 16:52
Top News -‘Shumë ankesa për Kadastrën.’ Rama kërkon hapjen e zyrave të ndihmës juridike në bashki
03/04 16:51