Muaji dhjetor nuk ka vetëm gëzimin e festave të ndërrimit të viteve, por shumë më tepër, gëzimin e ndryshimit të sistemeve, kthesën historike të nisjes të rrëzimit të komunizmit me lëvizjen studentore. Hapja e shqiperise me botën demokratike lidhet padiskutim me Christopher Hill, diplomatin amerikan që u ngarkua me misionin si ambasadori i parë amerikan pas vdekjes së diktaturës në Shqipëri. Me një karrierë të gjatë diplomatike në rajonin e Ballkanit, Hill është një dëshmitar i drejtëpërdrejtë i rrugëtimit të kuqezinjve, nisur nga pika zero e demokracisë dhe sot 35 vite më vonë përballur në një realitet tjetër. Ndonëse ende me të njëjtat thirrje të Shqipërisë për në Europë.