Shërbimi shëndetësor në fshatrat e Dropullit ka probleme serioze të lidhura së pari me mungesën e godinave që dikur përfaqësonin qendrat. Infermierët të cilët kryejnë shërbimin janë pothuaj të gjithë shëtitës shtëpi më shtëpi sipas nevojave. Ata nuk kanë një mjedis pune dhe ndihmën e shpejtë e mbajnë gjithnjë me vete. Në fshatin Haskovë jetojnë aktualisht vetëm 50 të moshuar. Ata thonë se për nevojat e përditshme telefonojnë infermieren ndërsa për emergjenca duhet të thërrasin ambulancën ose t’i drejtohen Greqisë.