Ne stinën e thatë të verës vaditja mbetet një prej problemeve kryesore të fshatrave. Rënia e nivelit të ujit në depon e fshatit Drenovë ka bërë që banorët të furnizohen me më pak ujë të pijshëm. Edhe pse problemi i ujësjellësit është zgjidhur për këtë fshat dhe ata paguajnë faturat, konsumi i shtuar gjate veres eshte shoqeruar me nderprerje te ujit apo edhe gjate oreve te furnizimit me sasi te paket. Ndërsa banoret tregojne se ata përvec konsumit familjar e perdorin ujin edhe per te vaditur kopshtet para shtepive te tyre, mungesa e tij ua veshtireson shume situaten.