Pesë turistë u arrestuan në Dhërmi nga policia për shpërndarje të lëndëve narkotike. Shtetasit e huaj, mes të cilëve, një spanjolle, dy argjentinas një brazilian dhe një italian, ishin vendosur në zonën bregdetare të Dhërmiut dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin droga të forta kryesisht për turistët e tjerë. Ata e shpërndanin lëndën narkotike në lokalet e natës, por dhe në ambiente të ndryshme argëtimi.