Prej disa javësh Bregu i Fildishtë është përfshirë nga ndërprerje të theksuara të energjisë elektrike prej mungesës së ujit në digat hidro-elektrike. Rëniet e mëdha në gjenerimin e energjisë elektrike kanë zemëruar familjet e bizneset, si dhe kane reduktuar furnizimin në fqinjët e tyre të Afrikës perëndimore si Gana, Mali apo Burkina Faso. Sezoni i zgjatur i thatësirës ka reduktuar nivelet e ujërave dhe do të duhet muaj për t’i rekuperuar, duke goditur rëndë ekonomitë më të mëdha ne bote të prodhimit të kokoas. Bregu i Fildishtë eksporton energji elektrike në gjashtë vende, dhe kompania vendase energjitike përballet me një deficit prej 200 megavat ose rreth 10% të kapacitetit prej 2,230 megavat, tha drejtori Ahmadou Bakayoko në një konferencë shtypi.