Kreu i demokratëve, Sali Berisha, kërkoi falje në lidhje me firmat e demokratëve për zgjedhjen e avokatit të popullit, Endrit Shabani. Gjatë foltores në Elbasan, Berisha u shpreh se ishte gabim veprimi i tyre, por shtoi se ato firma u tërhoqën. “Në bëjmë edhe gabime. Gabimi ishte shumë, ajo që ju patë dhe unë e kuptoj që jeni të mërzitur me këto firmat ndaj Shabanit, avokatit të Edi Ramës dhe ju kërkoj ndjesë juve dhe të gjithë shqiptarëve për ato firma që u vunë.