Ashtu sic kishte paralajmëruar, shefi i politikës së Jashtme të bllokut, Josep Borrell i ka ftuar një takim të nivelit të lartë politik liderët e Kosovës dhe Serbisë. Si datë e takimit është caktuar 27 shkurti. Nga sa pohon shërbimi i jashtëm i BE-së thuhet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Takimi do të përqendrohet tek propozimi europian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.