Ekonomia shqiptare do të rritet vetëm me 2.4% përgjatë këtij viti. Janë këto projeksionet e agjencisë britanike të kërkimeve dhe analizës, The Economist Intelligence Unit, sipas të cilës ekonomia edhe pse është kthyer në nivelet e para pandemisë, në 2023 do të ngadalësohet ndjeshëm.