Mbi 7.5 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë vitin e kaluar, duke vendosur kështu një rekord historik. Në raport me një vit më parë sipas Institutit të Statistikave hyrjet e shtetasve të huaj ishin mbi 32% më të larta, ndërsa krahasuar me vitin 2019 në vend hynë mbi 1.1 milionë vizitorë të huaj më shumë.