Kuvendi nis të zbatojë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese për Komisionet e Posaçme Parlamentare, një kërkesë kjo e theksuar edhe në progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Në Komisionin e Ligjeve deputetja socialiste Aulona Bylykbashi bashkë propozuese e ndryshimeve me Taulant Ballën, tha se këto ndryshime janë të nevojshme për të saktësuar kërkesat dhe procesin e të tilla komisioneve, pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.