Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të heqë masën policore, e cila ndalonte qarkullimin e qytetarëve nga ora 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit me përjashtim të rasteve emergjente. Mbetet ende në fuqi mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura dhe vende ku nuk mund të mbahet distanca.