Fatura e pensioneve për vitin 2026 do të jetë më e kripur. Më shumë se 200 miliardë lekë ose thënë ndryshe 2 miliardë euro do të shpenzohen për të moshuarit në vitin 2026. Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore miratoi së fundmi tavanet buxhetore për vitin e ardhshëm ku planifikohet një rritje e shpenzimeve.