Top Channel/ Ndryshimet në planin e SHBA, Rusia: S`kemi marrë përditësim! Trump shtyn afatin?!
24/11/2025 14:37

Rusia nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar në lidhje me rezultatin e bisedimeve të Gjenevës, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. I pyetur lidhur me ndryshimet që raporton ne planin e paqes së Trumpit, sidomos lidhur me një klauzolë që kishte të bënte me NATO-n dhe Ukrainën e cila dukej se ia linte derën hapur Kievit për t'u bashkuar në të ardhmen me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA, Peskov u përgjigj kjo është "një çështje shumë e rëndësishme dhe komplekse për të cilën nevojiten informacione më të thelluara sesa thjesht raportet në media”. Moska, theksoi ai, do të mbështetet vetëm në të dhënat e përftuara përmes kanaleve zyrtare. Rishikimi i draftit amerikan u pa sakaq nga kreu i diplomacisë gjermane, Johann Wadephul, si një sukses për evropianët. Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Europën dhe NATO-n janë hequr nga plani origjinal i SHBA-së, tha ai. “Ky është një sukses vendimtar. Marrëveshja nuk duhet të arrihet mbi kokat e evropianëve dhe ukrainasve. Duhet të sigurohet që sovraniteti i Ukrainës të ruhet dhe që vetë Ukraina të vendosë se çfarë lëshimesh bën”, ishte komenti i tij. Mediat italiane nderkohe përmendin mundësinë që presidenti amerikan Trump ta shtyjë me një javë afatin e vendosur Kievit për të pranuar planin e tij të paqes, e qe normalisht skadon të enjten në 27 nëntor.

Top Channel/ Protesta e 28 shkurtit, Berisha nuk përjashton bllokimin e rrugëve: Do jemi më kreativë
25/02 15:36
Top News – Në BE, por pa veto. Opsioni jozyrtar i zgjerimit që po diskutohet në Bruksel
25/02 15:27
Top News- Spiropali premton lobimin për njohje/ Ministrja: Kosova, prioritet i politikës së jashtme
25/02 15:25
Top Channel/ “Na lejoni skuterat”! Qytetarët e Tiranës ngrihen në protestë për monopatinat
25/02 15:16
Top Channel/ Nis kontrolli i kantierëve të ndërtimit. IKMT, AZHT dhe IMT zbresin në terren
25/02 15:15
Top Channel/ Shtrenjtohet me 30 lekë bileta e Korçës, rruga nga Gramshi është më e gjatë
25/02 15:14
Top Channel/ Shembet ura në Librazhd-Përrenjas, nis puna për ndërtimin e një rruge të re
25/02 15:13
Top Channel/ Polici me 1 mln euro të padeklaruara nga Serbia, u arrestua në Kosovë me dy persona
25/02 15:12
Top News – Kallashnikov dhe kanabis në banesë. Vihet në pranga 33-vjeçari në Përmet
25/02 14:53
Top News – Trupat shqiptare në Gaza. Vëngu: Do jenë nën ombrellën e një vendi aleat
25/02 14:01
Top Channel/ Stërvitja Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Ministri Vengu: Panik i pajustifikuar nga Beogradi
25/02 13:44
Top News – Gjyqtarja Irena Gjoka nën hetim. Dyshohet se ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit
25/02 13:38
Top Channel/ Prishja e Librazhd-Prrenjas/ Vengu: Po investojmë në pritat e lumit për të…
25/02 13:19
Top News -Mes dorëheqjes nga mandati e imuniteti/Historiku i deputetëve që u përballën me drejtësinë
25/02 12:42
Top Channel/ Shembet ura në Librazhd-Përrenjas, nis puna për ndërtimin e një rruge të re
25/02 12:34
Top Channel/ “Masakra në djep”/Dëshmi tronditëse të gjenocidit serb në Kosovë, sot në “Inside Story”
25/02 12:15
Top Channel/ Kom/ Brendshëm/ Votohen ndryshime në projektligjin për Agjencinë e Mbikqyrjes penale
25/02 12:03
Top Channel/ Qytetarët protestojnë para Min/ Brendshme, kundërshtojnë bllokimin e monopatinave
25/02 12:02
Top News – Në pritje të vendimit për Ballukun. Kryeministri Rama mbledh deputetët e ministrat
25/02 11:48
Top News – Rrugë provizore buzë Shkumbinit. Zgjidhja e ARRSH për zhbllokimin e qarkullimit
25/02 11:38
DIGITALB DIGITALB