Ndryshimet e paketës së re fiskale për vitin 2022 nuk janë mirëpritur nga grupi interesit në sektorin e bujqësisë. Edhe pse prodhuesit dhe eksportuesit e fruta perimeve janë ulur disa herë në tavolinë me përfaqësues të ministrisë së bujqësisë dhe të ministrisë së ekonomisë, për të mos miratuar heqjen e TVSH-së të rimbursueshme nga 6% në 0%, deri më tani nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët.