Ndotje alarmante paraqitet në lumin Drin në qytetin e Lezhës. Mbetje të shumta si plastikë e shkurre kanë sjellë një situatë të pazakontë në qytet. Grumbullimi i tyre ka ardhur si pasojë e prurjeve të mëdha nga përrenjtë malorë që shkarkohen në lumin Drin, pas reshjeve të dendura të shiut. Vitet e fundit, lumi Drin është kthyer në një kanal ujëmbledhës të ujerave të zeza si dhe në landfill të mbetjeve të shumta.