Teksa për ndotjen e ajrit në zonën e ish-kombinatit metalurgjik është folur shume, ndotja e tokës po merr çdo ditë jetë njerëzish. Studimet tregojnë se ndotja e tokës me metale të rënda është disa fish më e lartë se norma e lejuar, kjo si pasoje e ndotjes aktuale, por edhe asaj të trashëguar nga sistemi i kaluar.