Pas arratisjes së Altin Ndocit nga SRD të martën, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkoi rivlerësimin e të gjithë të paraburgosurve dhe të burgosurve që ndodhen në IEVP. Ata që u përfshinë në kategorinë e personave me rrezikshmëri të lartë u zhvendosën drejt burgjeve të Fierit e Peqinit, nën masa të larta sigurie e të shoqëruar nga forca të shtuara të Policisë së Shtetit. Gjatë ditës së sotme, familjarë të tyre janë paraqitur pranë burgut të Durrësit për të tërhequr sendet e tyre personale.