Të gjithë në ndihmë të Ukrainës, është motoja e ditës në shumë vende perëndimore, teksa situata në vendin e sulmuar prej Rusisë nuk ka lënë indiferent as miliarderin Elon Musk. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se ka pasur një bisedë me shefin ekzekutiv të SpaceX, i cili e siguroi se Ukraina do të marrë edhe më shumë shërbim internet nga satelitet e tij Starlink."