Dy blegtorë janë arrestuar nga policia e Himarës pasi ndezën qëllimisht një zjarr në vendin e quajtur “Bathishtë”, në territorin e fshatit Kudhës. 44-vjeçari E. M., dhe nipi i tij 29-vjeçari A. L., e ndezën zjarrin me qëllim rigjenerinim e kullotës, në një sipërfaqe pyjore që ia kishin marrë me qira Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në bashkinë Himarë.