Janë mbyllur edhe 7 sfidat e turit të dytë të kupës së shqipërisë ndërkohë që derbi Tirana-Dinamo që luhet ditën e enjte do të mbyll këtë faze të kupës dhe do të kompletojë grupin e skuadrave që do të luajnë në fazën tjetër. Partizanit ia doli mbanë të eliminojë Beslidhjen duke thyer edhe tabunë që i ishte kthyer kjo skuadërn në dy raste të mëparshme. Të kuqte e Ilir Dajës kanë fituar 2-0 falë golave ë Rrapajt dhe Junior në 10 minutëshin e fundit të takimit të ndeshjes së zhvilluar në Cërrik.