Atë që nuk e bëri dot politika e realizoi sporti në mënyrën më të bukur dhe të natyrshme. Natën e kaluar, në Durrës, sporti i MMA-së, arteve të përziera marciale, bëri bashkë Kosovën, Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit, gjatë aktivitetit të organizuar nga Federata Shqiptare e Ndeshjes së lirë. Qytetarë durrsakë dhe turistë u bënë bashkë gjithashtu për të ndjekur ndeshjet që tërhoqën të gjitha grupmoshat.