Futbollisti i Skënderbeut, Randi Dumfur po transportohet drejt spitalit të Korçës, për shkak të një komplikacioni shëndetësor nga i ftohti. Rreshjet e dendura të shiut, kanë bërë që futbollisti të lerë fushën 2 minuta para përfundimit të ndeshjes për shkak se nuk ka mundur dot të luajë. Mësohet se hipertermia është bërë shkak i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Dumfur.