Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku ka bërë me dije se është miratuar dhe ratifikuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për ndërtimin e Urës së Bunës, projekt për të cilin dha detaje mbi ndërtimin. Ajo tha se ndërtimi i urës shkon rreth 1.5 mld lekë dhe se shpenzimet do të ndahen 50 me 50 mes dy vendeve.