Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me strukturat e pushtetit vendor në Sarandë, ku deklaroi se fenomeni i krimeve mjedisore duhet të marrë fund njëher e përgjithmonë. Balla ka theksuar se Saranda e cilësuar si “Maldivet e Europës” duhet mbrojtur si dhe ka kërkuar ndërshkim ekzemplar për këdo i cili ‘vret’ mjedisin.