Një 50-vjeçar, punonjës i firmës së pastrimit të portit të Durrësit, ka gjetur vdekjen gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur në terminalin e pasagjerëve të portit detar, aty ku ai punonte. Paraprakisht dyshohet se 50-vjeçari i identifikuar si Astrit Aruçi ka pësuar një infarkt dhe ka rënë mbi një ngrohëse elektrike. Për pasojë ai ka pësuar dhe djegie në pjesën e përparme te trupit nga rënia mbi ngrohësen elektrike.