Ndeshja Egnatia-Partizani rezultoi fatale për futbollistin Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë pas rrëzimit në fushën e blertë. 28-vjeçari, golashënuesi më i mirë i Egnatias u rrëzua në minutën e 25 të ndeshjes, e më pas për shkak të gjendjes u dërgua drejt spitalit të Durrësit, ku dhe nuk ka mundur të mbijetojë.