Një foshnje vetëm 5 ditëshe ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës, ndërsa dyshimet e para për shkakun e vdekjes flasin për mjekim të pakujdesshëm. Policia bën me dije se për rastin në fjalë, ka nisur procedim për mjeken, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë.